EN   My Artistic Work

Since the first meeting I realized that I Riseldën to him that a girl has characterizes characterized and talent, will, persistence and grace that she has to jump and dance in general. In her internal world of a hidden fire that undoubtedly will one day explode into a thousand colors. By studying the passion all the narrow rules of classical ballet, with the dedication she put the basics professional, who later would serve for all the different styles of dancing wide field of choreography. On its attention to the aesthetics of all conversations the choreography and its silence, to leave you understand that not a single student talented, but a student with a large world and rich spirituality. During Riseldën work I realized that it is persistent, and especially loves art and to convince that one day will reveal all the virtues that brumoste daily work. Perseverance and the will of its main attributes were that it use imagination to realize the beautiful art of ballet and choreography in a thousand colors of the rainbow.

Since the small, jumping Riselda captivated by all her relatives, who became cause to be enrolled in ballet dance. Her first teacher that prepared to compete in the ballet dance school, has been Nermin Strazimiri. Besides its commitment to Riseldën, she has pursued over the years ongoing. In the teaching of classical ballet by Teuta Bashari, and then under my direction, ended lower secondary cycle as classical ballerina. During this period, her work was persistent formed as a dancer with technique good and emotional features of individual, who deserved attention special. With the same zeal Riselda worked in the National Ensemble Dances, which completed folk knowledge imbibed nuances of solo dancing the repertoire of dances of this Ensemble, by all debuted in the Albanian world scenes under the direction of great artist and the country deserved Recep steel. Completion of culture Professional finished performing in the Art Institute of choreography branch. Riselda graduated as choreographer in 2007 and was named as a creative and student prepared all the necessary qualities that marked it.

During study at the Academy of Arts, it was formed with the specific features of the creative its professors, as Prof.. Dr. Skender Selim, Professor. Neither. Displaying Bakiu, Assoc. Neither. Roberta Monnet, Arjan Sukniqi, Rescue Dajçi, Assoc. Faruk Head, Professor. Neither. Artan Ibërshimi, Prof. Neither. Prevazi George, Assoc. Neither. Dr. Stefan Çapaliku etc.. Since the age of 12-year Riselda won a great success, being the only selected female dancers in recitalin the great singer, Next Page, where Special guest was the famous Italian singer Gazzibo. One of the best songs recitali moments of this song was titled "Xhixhileja", which was associated with a Riselda very professional from the bouncing, whose choreography was prepared with much care and love from me. This has been one of the first meetings with Riseldën mine where I realized that I had to do with a girl, which reflected the many talents and gifts that he had forgiven nature.

Her artistic experience has been enhanced in various television Albanian. Since the age of 18-year Riselda, but there were dancers of troupe the first ballet to Top Channel, it has also been Assistant Professor pedagoges. Neither. Displaying Bakiu, in editions as sylph, and Polposition Top Fest 1. Edition The sylph, she has had the chance to dance with the people trust Zekthi artist. In formation and its artistic development, an important role and has been director of Ballet Choreographic School Sukniqi Arjan, who with devotion and the kujdesjeje has special koreografive participating Riseldën and his ballets by believe that some of the key roles of his krijimtarive. As a professor of modern dance at the Academy of Arts, her book is written by result of hard work, inspiration and perseverance of a continuous to contemporary cultural formation that contains creative zeal of a research science, after a comprehensive training experience on a deep choreographic professional.

After a great training and a broad artistic experience, it unveiled qualities her as director and choreographer of ballet cultural private school "HRB", the which opened in 2008 in the state of Kosovo, Pristina. "HRB", was to be one of The main foundation of her artistic creativity. This school has taught so many different age groups of professional children and the professionalism they have developed an enhanced artistic experience. Sejdi Riselda contributed to a period of two years at the school, bringing koreografive different innovation always wearing modern style. This school also contained all kinds of dancing, such as: modern dance, dance jazz, contemporary dance, oriental dance and sport dancing. Students of this school are trained in all types of dancing and have they performed in various shows and events at home and abroad. Performances and various krijimtaritë Riseldës affected and Radio Television of Kosovo.

All her krijimtaritë outlined in great anniversary celebration of the school the ballet "HRB", which was held at the National Theater of Pristina on 15.11.2009. This culminated in the opening njëvjetor of contemporary ballet for children "Borëbardha and seven Gog ". This ballet was premiered at the National Theater of Pristina, with a very unique style from both choreographic and musical turn. Every small detail, from costumes to the scene and was the selection of Riseldës. This magnificent display, in addition to contemporary ballet was accompanied by other modern performance, which met with enormous success by public and were accompanied by applause during the performance exciting. Contemporary ballet "Borëbardha and seven Gog" was one of the first ballets Riselda put on stage.

Sweetness of this play was Sejdi Brahim, who congratulated the school "HRB" with a poem recited by him. He that made this show, which contained more emotion was Hajdin Sejdi, Riseldës husband. With much dedication and love, he devoted the public and children of this school just two words: "I'm glad to Kosovo after long suffering, succeeded in smile and raise children and professional artists. For this I thank very Riselda my wife, which is committed to professionalism these children ". This experience and her creativity lasted only two years after Riselda returned to Tirana in her hometown to continue her career as a lecturer at the Academy of Art. Riselda also continues PhD studies at the Institute in the QSA Etnofolklor branch.

Agron Aliaj Artist of the People

Shqip  Krijimtaria Artistike

Që në takimin e parë me Riseldën kuptova që kam pranë vetes një vajzë të cilën e ka karakterizuar dhe e karakterizon talenti, vullneti, këmbëngulja dhe dhuntia që ajo ka për kërcimin dhe baletin në përgjithësi. Në botën e saj të brendshme fshihej një zjarr që pa diskutim një ditë do të shpërthente në një mijë ngjyra. Duke studiuar me pasion të gjitha rregullat e ngushta të baletit klasik, me përkushtim ajo vuri bazat profesionale, që më vonë do t'i shërbenin për të gjitha stilet e ndryshme të kërcimeve të fushës së gjerë të koreografisë. Më vëmendjen e saj, për të gjitha bisedat e estetikës së koreografisë dhe me heshtjen e saj, të linte të kuptoje se nuk ke një nxënëse vetëm të talentuar, por edhe një nxënëse me një botë të madhe dhe të pasur shpirtërore. Gjatë punës me Riseldën kam kuptuar se ajo është këmbëngulëse, dhe sidomos e dashuron artin dhe të bindte se një ditë do të shpaloste të gjitha ato virtyte që brumoste në punën e përditshme. Këmbëngulja dhe vullneti i saj ishin cilësitë kryesore që ajo të përdorte fantazinë për të realizuar artin e bukur të baletit dhe të koreografisë në një mijë ngjyra të ylberit.

Që e vogël, Riselda kërcente duke i mahnitur të gjithë të afërmit e saj, të cilët u bënë shkas për ta regjistruar në shkollën koreografike të baletit. Mësuesja e parë e saj që e përgatiti për të konkurruar në shkollën koreografike të baletit, ka qenë Nermin Strazimiri. Përveç përkushtimit të saj me Riseldën, ajo e ka ndjekur edhe gjatë viteve në vazhdim. Në mësimdhënien e baletit klasik nga Teuta Bashari, dhe pastaj nën drejtimin tim, përfundoi ciklin e mesëm si balerinë klasike. Gjatë kësaj periudhe, me punën e saj këmbëngulëse u formua si balerinë me një teknikë të mirë dhe me veti emocionale e individuale, që meritoi vëmendje të veçantë. Po me këtë zell Riselda punoi në Ansamblin Kombëtar të Valleve Popullore, ku kompletoi njohuritë folklorike e përvetësoi nuanca të kërcimeve solistike të repertorit të valleve të këtij Ansambli, duke debutuar në të gjitha skenat shqiptare e botërore nën drejtimin e artistit të madh dhe të merituar të vendit Rexhep Çeliku. Kompletimi i kulturës profesionale mbaroi duke kryer Institutin e Arteve në degën e koreografisë. Riselda u diplomua si koreografe në vitin 2007 dhe u cilësua si një krijuese dhe studente e përgatitur me të gjitha cilësitë e duhura që e karakterizonin atë. Gjatë studimit në Akademinë e Arteve, ajo u formua me veti specifike dhe krijuese nga pedagogët e saj, si Prof. Dr. Skënder Selimi, Prof. As. Kozeta Bakiu, Prof. As. Roberta Mone, Arjan Sukniqi, Shpëtim Dajçi, Prof. Faruk Koka, Prof. As. Artan Ibërshimi, Prof. As. Gjergj Prevazi, Prof. As. Dr. Stefan Çapaliku etj.

Që në moshën 12-vjeçare, Riselda korri një sukses të madh, duke qenë e vetmja kërcimtare femër e përzgjedhur në recitalin e këngëtarit të madh, Ardit Gjebrea, ku i ftuar special ishte dhe këngëtari i njohur italian Gazzibo. Një nga këngët më të spikatura të këtij recitali ishte kënga me titull "Xhixhileja", e cila u shoqërua me një kërcim shumë profesional nga Riselda, koreografia e së cilës u përgatit me shumë kujdes dhe dashuri nga unë. Ky ka qenë një nga takimet e para të miat me Riseldën ku kuptova që kisha të bëja me një vajzë, e cila pasqyronte shumë talent dhe dhunti që ia kishte falur vetë natyra. Eksperienca e saj artistike ka qenë shumë e zgjeruar në televizione të ndryshme shqiptare. Që në moshën 18-vjeçare, Riselda, përveçse ka qenë kërcimtare e trupës së parë të baletit të Top Channel, ajo ka qenë edhe asistente e pedagoges Prof. As. Kozeta Bakiu, në edicionet si: Shtojzovallet, Top Fest 1 dhe Polposition. Në edicionin e Shtojzovalleve, ajo ka pasur fatin të kërcejë me artistin e popullit Besim Zekthi. Në formimin dhe zhvillimin e saj artistik, një rol të rëndësishëm ka pasur dhe drejtori i Shkollës Koreografike të Baletit Arjan Sukniqi, i cili me përkushtim dhe kujdesjeje të veçantë e ka bërë Riseldën pjesëmarrëse të koreografive dhe të baleteve të tij, duke i besuar asaj disa nga rolet kryesore të krijimtarive të tij.

Si pedagoge e kërcimit modern në Akademinë e Arteve, libri i shkruar prej saj është rezultat i një pune të madhe, i një frymëzimi dhe këmbënguljeve të vazhdueshme drejt formimit kulturor kontemporan që përmban zell krijues të një hulumtimi shkencor, pas një eksperience të gjithanshme të formimit koreografik në baza të thella profesionale. Pas një formimi të madh dhe një eksperience të gjerë artistike, ajo shpalosi cilësitë e saj si drejtoreshë dhe koreografe e shkollës private kulturore të baletit "HRB", e cila u hap në vitin 2008 në shtetin e Kosovës, Prishtinë. "HRB", ishte për të një nga themelet kryesore të krijimtarisë së saj artistike. Kjo shkollë ka mësuar në mënyrë shumë profesionale grupmosha të ndryshme të fëmijëve dhe me shumë profesionalizëm i ka zhvilluar ata të kenë një përvojë të zgjeruar artistike. Riselda Sejdija kontribuoi për një periudhë dyvjeçare në këtë shkollë, duke sjellë risi të koreografive të ndryshme që mbanin gjithmonë stilin modern. Kjo shkollë përmbante njëkohësisht të gjitha llojet e kërcimeve, si p.sh.: kërcim modern, kërcim jazz, kërcim kontemporan, kërcim oriental dhe dansin sportiv. Nxënësit e kësaj shkolle janë trajnuar në të gjitha llojet e kërcimeve dhe i kanë performuar ato në shfaqje dhe evenimente të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Performancat dhe krijimtaritë e ndryshme të Riseldës kanë prekur dhe radiotelevizionin e Kosovës.

Të gjitha krijimtaritë e saj u përmblodhën në festën e madhe të njëvjetorit të shkollës së baletit "HRB", e cila u organizua në Teatrin Kombëtar të Prishtinës më 15.11.2009. Ky njëvjetor u kurorëzua me hapjen e baletit kontemporan për fëmijë "Borëbardha dhe shtatë xhuxhët". Ky balet ishte premierë në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, me një stil tepër të veçantë si nga ana koreografike, ashtu edhe nga ana muzikore. Çdo detaj i vogël, duke filluar nga kostumet dhe deri te skenografia ishte përzgjedhje e Riseldës. Kjo shfaqje madhështore, përveç baletit kontemporan u shoqërua edhe me performanca të tjera moderne, të cilat u pritën me një sukses të jashtëzakonshëm nga publiku dhe u shoqëruan gjatë nga duartrokitje emocionuese gjatë performimit. Baleti kontemporan "Borëbardha dhe shtatë xhuxhët" ishte një nga baletet e para që Riselda vuri në skenë.

Ëmbëlsia e kësaj shfaqjeje ishte Brahim Sejdija, i cili e ka uruar shkollën "HRB" me një poezi të recituar prej tij. Ai që bëri të mundur këtë shfaqje, e cila përmbante shumë emocion ishte Hajdin Sejdija, bashkëshorti i Riseldës. Me shumë përkushtim dhe dashuri, ai i kushtoi publikut dhe fëmijëve të kësaj shkolle vetëm dy fjalë: "Më vjen mirë që Kosova pas shumë kohësh vuajtje, arriti të buzëqeshë dhe të rrisë fëmijë artistë dhe profesionistë. Për këtë gjë falënderoj shumë bashkëshorten time Riselda, e cila i është përkushtuar me shumë profesionalizëm këtyre fëmijëve". Kjo eksperiencë dhe krijimtari e saj zgjati vetëm dy vjet, pasi Riselda u kthye në Tiranë, në vendlindjen e saj për të vazhduar profesionin e saj si pedagoge në Akademinë e Arteve. Riselda njëkohësisht vazhdon edhe studimet për doktoraturë në Institutin QSA në degën Etnofolklor.

Agron Aliaj Artist i Popullit